Mblidhen tetë komisione parlamentare, njëri prej tyre mbanë punëtori

Sot gjatë ditës së marte parashihet që të mblidhen tetë komisione parlamentare.
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë do të mbajë punëtori duke filluar nga ora 09:00.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të bëjë shqyrtimin e Planit Kombëtar të Radio – frekuencave.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të diskutojë për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të diskutojë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit.
Ndërsa, duke filluar nga ora 11:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e bën shqyrtimin e buxhetit të ZKA-së, i ndarë në Projektligjin nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Në këtë komision, është e ftuar auditorja e përgjithshme, Vjosa Spanca.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit.
Megjithatë, të ftuar në këtë komision prej orës 13:00 është ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu.
Po ashtu, në të njëjtin komision, prej orës 15:00 është i ftuar ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Dhe për fund, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit.
/Shqip.com