Mbipesha – A është e vërtetë që disa e kanë kockën e rëndë

Sot është shumë e lehtë të krijosh idetë e gabuara në lidhje me mënyrën e saktë të të ushqyerit, duke pasur kaq shumë informacione.
Më poshtë gjeni disa nga mitet që besohen në lidhje me peshën, ushqimet dhe me mënyrën e të ngrënit.
Nuk jam i shëndoshë, më peshojnë kockat
Kjo është një frazë që përdoret shpesh nga persona që e konsiderojnë veten “gjenetikisht të rëndë”, pra siç njihet ‘ me kockë të rëndë’.
Në të vërtetë parametrat e skeletit nuk kanë farë të bëjnë me peshën trupore.
Skeleti zë rreth 20% të peshës trupore të çdo personi. Prandaj nëse një person është mbi peshë, kockat nuk kanë faj.
Ka të bëjë me elementë të tjerë si masa muskulare, gjatësia, dhjami etj.
Qumështi i pasterizuar ka më pak vlera ushqyese se sa qumështi i freskët
Pasterizimi është një proces përmes të cilit bëhet trajtimi i qumështit me një temperaturë 140 gradë për disa sekonda.
Diçka e tillë shkatërron çdo bakter të dëmshëm që gjendet tek qumështi.
Por ky proçes humbet edhe disa baktere të mira që janë të nevojshme për organizmin.
Rezultati që arrihet është jetëgjatësia e një qumështi të tillë deri në gjashtë ditë nëse ruhet në frigorifer.
Të dhënat e mbledhura nga AgroWeb.org, pohojnë se ka një humbje deri në 6% të proteinave dhe të vitaminës B1 e B12.

Ndërsa mineralet si kalçiumi janë po në të njëjtin nivel. Si përfundim qumështi i pasterizuar humbet disa përqindje të ulëta të vlerave ushqyese.
Kafeja filtër është më e lehtë se sa ekspresi
Nuk është kështu, edhe pse shumica e personave e besojnë.
Disa nga argumentet që e mbështesin këtë fakt lidhen me aromën e fortë të kafesë ekspres.
Duke qenë se ka aromë më të fortë, atëherë ajo është më e rëndë se sa kafeja filtër.
Një filxhan me kafe filtër përmban përreth 115-120 ml me kafeinë, gjë që është pothuaj trefishi i asaj që gjendet në filxhanin e kafesë ekspres.
Ushqimet e ngrira humbasin vlerat e tyre
Nuk është kështu, për më tepër ngrirja e tyre arrin të ruajë disa nga vlerat ushqyese.
Nëse ngrirja bëhet direkt nga kultivimi i perimeve mund të arrihet një nivel më i lartë vlerash ushqyese se sa i produkteve “të freskëta” në disa raste.
Produktet e freskëta kanë kaluar shumë faza dhe ndryshime temperature nga kultivimi e deri në tavolinën tonë.
Ngrirja e disa produkteve bën të mundur modifikimin e disa vitaminave dhe mineraleve që e bëjnë produktin kur gatuhet më të tretshëm nga stomaku.