Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë, për 1 javë u trajtuan 1163 fëmijë
Publikuar:
(04.08.2021 14:48:43)

Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është mbingarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim ambulator dhe spitalor, njofton Shqip.com.
Sipas raportit javor të kësaj klinike, për një javë janë trajtuar një mijë e 163 fëmijë.
Nga numri I përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita më kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse 378 vizita në Ambulancat specialistike.
Brenda javës për trajtim spitalor janë pranuar 206 fëmijë.
Gjatë muajit korrik, klinika ka trajtuar tre mijë e 712 raste, përfshirë dy mijë e 409 vizita në Emergjencën Pediatrike dhe një mijë e 303 në ambulancat specialistike./SHQIP.com