Mbi një mijë e 300 raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(09.10.2021 08:29:27)
Me 25 rastet pozitive të konfirmuara të premten, numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka arritur në një mijë e 335.
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka raportuar për një viktimë dhe 362 të shëruar.
Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.
Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com