Mbi 7 mijë e 600 raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(22.09.2021 08:51:47)

7 mijë e 635 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Momentalisht është trendi i uljes së numrit të infeksioneve dhe rritjes së atyre të të shëruarve.
Kështu, Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit ka raportuar 173 infeksione dhe 1 mijë e 434 të shëruar.
Ndërkohë, janë regjistruar edhe shtatë viktima të tjera si pasojë e Coronavirusit.
Njëashtu, procesi i vaksinimit po vazhdon, 17 mijë e 634 vaksinime u kryen të martën.
Tash janë mbi 740 mijë qytetarë që kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Ndërsa, 453 mijë e 760 të tjerë kanë përmbyllur procesin me dy doza. /Shqip.com