Lajme Botë

Mbi 400 të vdekur nga përmbytjet në Republikën Demokratike të Kongos

Të mbijetuarit ecin mes mbeturinave pranë ndërtesave të shkatërruara në Nyamukubi, provincën e Kivu-së Jugore. Foto: AP
Të mbijetuarit ecin mes mbeturinave pranë ndërtesave të shkatërruara në Nyamukubi, provincën e Kivu-së Jugore. Foto: AP

Të paktën 411 persona janë konfirmuar të vdekur nga përmbytjet intensive dhe rrëshqitjet e dheut që goditën javën e kaluar provincën Kivu të Jugut të Republikës Demokratike të Kongos.

Përpjekjet për shpëtimin e banorëve dhe gjetjen e trupave në Kalehe, ku ndodhi përmbytjet, po vazhdojnë. Disa shtëpi, shkolla dhe spitale janë shembur, rrënuar ose të pasigurta.

“Ka disa vende që kishin shtëpi, por ju i shikoni ato tani dhe nuk mund të imagjinoni se kishte ndonjë gjë atje më parë,” tha Ulrich Crepin Namfeibona, koordinatori i urgjencës së Médecins Sans Frontières (MSF) në Kivunë e Jugut, raporton The Guardian.

 Vullnetarët e Kryqit të Kuq mbajnë trupin e një personi që vdiq gjatë përmbytjeve të mëdha në Bushushu në DRC lindore. Foto: AFP

Shirat e rrëmbyeshëm shkatërruan fshatra të tëra, së bashku me fushat me të mbjella dhe bagëti, duke i lënë komunitetet të tronditur. Rreth 5,500 njerëz janë ende të zhdukur , dhe mijëra të mbijetuar kanë mbetur të pastrehë, sipas MSF.

Infrastruktura në Kalehe është e dobët, gjë që mund të vështirësojë komunikimin dhe aksesin kur ndodhin fatkeqësi të tilla. Rreth 150 persona u plagosën dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

/Shqip.com