Mbi 31 mijë kontrolle u kryen gjatë vitit 2021 në Pediatri
Publikuar:
(13.01.2022 16:14:03)

Gjatë vitit të kaluar, gjithsej 31 mijë e 99 kontrolle janë kryer në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Në bazë të raportit të punës për vitin 2021, bëhet e ditur se janë realizuar edhe 18 mijë e 56 vizita ambulatore.
“Gjatë periudhës janar-dhjetor, gjithashtu, janë bërë 856 EKG, 1 mijë e 315 EEG, 2 mijë e 257 Eho të Zemrës, 2 mijë e 574 Eho të Abdomenit, 1 mijë e 192 Eho të Trurit, 593 Eho të Mushkërive dhe 105 Eho të Gjëndrës Tiroide”, thuhet në njoftimin për media.
Për 12 muaj janë kryer edhe shtatë dializa, 49 floësitometri, 76 punksione dhe 450 Strisho të Gjakut Periferik./SHQIP.com