Lajme

Mbi 250 mijë të vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë

Vaksinimi në Mali të Zi,

Mbi 250 mijë qytetarë janë imunizuar me vaksinën e parë anti-COVID në Kosovë, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i vaksinimit kundër Coronavirusit, në të gjitha komunat janë dhënë 252 mijë e 938 doza të vaksinave.

Në njoftimin e MSh-së më tej thuhet se me dozën e dytë janë vaksinuar 63,529 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë shtatë mijë e 741 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në po të njëjtën periudhë kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej një mijë e 347 testime.

Numri I të shëruarve gjatë kësaj kohe është tre-fish më i madh. 22 rastet e fundit të kurimit kanë çuar në 105 mijë e 444 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 134. /Shqip.com