Lajme

Mbi 204 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e parë

Qendër e Vaksinimit - Salla "1 Tetori" në Prishtinë

204.774 qytetarë deri më tash janë vaksinuar kundër COVID-19, me të paktën një dozë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 48.437 persona kanë marrë edhe dozën e dytë – për ta plotësuar procesin e vaksinimit.

Vetëm gjatë ditës së fundit u vaksinuan 11.900 qytetarë.

Të shtunën u raportuan edhe tri raste të reja me COVID-19, po ashtu ishin nëntë të shëruar.

S’kishte raste të vdekjes dhe numri i infeksioneve aktive është 166. /Shqip.com