Mbi 1900 gjoba të trafikut brenda 24 orëve
Publikuar:
(02.06.2022 08:56:41)

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1932 gjoba të trafikut për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Po ashtu në bazë të raportit të policisë është bërë e ditur se janë shkaktuar 53 aksidente trafiku ku prej tyre 21 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.
23 persona janë arrestuar ndërsa 16 janë dërguar në mbajte. 3 është numri i personave që janë dërguar në vuajte të dënimit./Shqip.com
