Mbi 1 mijë gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Publikuar:
(19.09.2021 10:26:18)

Edhe pse kanë kaluar tri javë që nga futja në fuqi e vendimit për vendosjen e maskës në ambiente publike, policia po vazhdon të dënojë qytetarët që nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID.
Vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar një mijë e 160 gjoba për mosrespektimin e këtij ligji, raporton Shqip.com.
Bazuar në raportin e përditshëm të PK-së, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 163 gjoba trafiku.
20 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, ndërsa 16 janë dërguar në mbajtje.
Masat e vëna në fund të muajit gusht, vazhdojnë të jenë në fuqi të paktën deri më 26 shtator. /Shqip.com