Lajme

Mbështetja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare – objektiv i Shqipërisë

Kryediplomatja e Shqipëeisë, Olta Xhaçka

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, thotë se një ndër objektivat e kësaj ministrie është forcimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit, si dhe mbështetja e Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare, transmeton Shqip.com.

Kështu është shprehur ajo, teksa tha se nisja e negociatave për anëtarësimin në BE dhe përfaqësimi me sukses në Këshillin e Sigurisë të OKB-së do të jetë objektivi kryesor i Qeverisë Rama për vitin 2022.

Këtë deklaratë, Xhaçka e dha gjatë fjalës së saj në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, ku bëri të ditur edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në fund të nëntorit në Durrës.

“Objektivi i dytë madhor është zhvillimi me sukses i mandatit në Këshillin e Sigurimit. Përfaqësimi në Këshillin e Sigurimit kërkon alokim të fondeve të posaçme shtesë në buxhetin e MEPJ-së”, tha ajo.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka

“Objektivi i tretë është forcimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit. Shqipëria, mbështetëse e aktivitetit të Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Vëmendje të veçantë do të ketë edhe për marrëdhëniet me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Fokus është edhe bashkëpunimi dy dhe shumëpalësh me Maqedoninë e Veriut”, tha ministrja Xhaçka, raporton ‘Koha’.

Mbledhja e përbashkët do të mbahet javën e fundit të nëntorit në Durrës. Kjo është mbledhja e shtatë e përbashkët në radhë, pas asaj të Prizrenit të vitit 2014.

“Mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, që do të bëhet në javën e fundit të nëntorit në Javën e Flamurit, e 7 në radhë e përbashkët, e që do të bëhet një rikalim i të gjitha marrëveshjeve të kaluara deri tani, bëhet fjalë për 86 marrëveshje të lidhura gjatë takimeve të përbashkëta që janë zhvilluar deri tani”, tha ajo. /Shqip.com