Lajme

Mbërrin në Kosovë gazetarja ukrainase Daria Meshcheriakova

Gazetarja e Ukrainës, Daria Meshcheriakova

Të hënën pasdite ka mbërritur në Kosovë gazetarja, Daria Meshcheriakova, e katërta gazetare që sistemohet në kuadër të projektit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka thënë se Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit, dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.

“Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari./Shqip.com