Sport Ndërkombëtar

Mbaron pjesa e parë, ende ka shpresë për Interin

Liverpool - Inter

Ende ka shpresë për Interin – pas 45 minutave lojë.

Liverpooli është duke barazuar 0-0 me Interin, kurse Bayerni po e shkatërron Salzburgun me rezultat 4-0.

Në “Andield Road” vendasit ishin më kërkues dhe e patën posedimin e topit – por golin nuk e gjetën dot.

Më së afërmi ishte Virgil Van Dijk, i cili e lëshoi një rast ideal – nga afërsia pas një goditje me kokë.

Image
Momente nga takimi

Kurse, neurazurët nuk po munden që të krijojnë raste shënimi dhe po e zhvillojnë një takim të koncentruar në repartin defanziv.

Në takimin tjetër, bavarezët nuk po tregohen aspak të mëshirshëm ndaj Salzburgut.

Skuadra gjermane shënoi katër herë – për të mos i lënë mysafirët të ëndrrojnë për ndonjë rezultat pozitiv.

Tre nga golat u shënuan nga Robert Lewandowski.

Image
Robert Lewnadowski

Sulmuesi polak e kompletoi tregolëshin brenda 10 minutave – që ishte më i shpejti në karrierën e tij. Teksa, e arrin shifrën e 12-të golave në Champions në këtë sezon.

Kurse për 4-0 u përkujdes Serge Gnabry. /Shqip.com