Sport Ndërkombëtar

Mbappe: Vendimi është marrë, do të tregoj vendimin para qershorit

Kylian Mbappe

Ylli parisien po bëhet gati të japë lajmin e madh.

Kylian Mbappe – është emri më i përfolur sa herë që hapet afatet kalimtare.

“Sagës” së tij duket se po i vie fundi, me Fabrizio Romanon që raporton se 23 vjeçari është fare pranë vendimit të shumëpritur.

“Do të shpall zyrtarisht vendimin tim për të ardhmen përpara se të bashkohem me kombëtaren e Francës në qershor”

“Nuk mund të them për të ardhmen time tani, por do ta dini shumë shpejt… është pothuajse e vendosur”, kishte thënë francezi.

“Ky nuk është momenti i duhur, por po, po… vendimi im është pothuajse i përfunduar”, shtoi Mbappé.

Sulmuesi është tashmë i porvuar në “skenën e madhe” dhe kalimi i tij te ndonjë klub i madh evropian ose edhe qëndrimi te PSG, do t’i siguronte gola të shumtë atij klubi.

Skuadra favorite për të marrë shërbimet e fituesit të Kupës së Botës me Francën më 2018, është Real Madridi që kishte bërë ofertë verën e klauar – e cila u refuzua.

Mbappe kundër Real Madrid, “UCL” 2022

Kylian ka kontratë që e mban atë në “Parkun e Princave” deri më 30 qershor të këtij viti, kurse vlera e tij në treg kap shifrën e 160 milionë eurove, çka e bën atë më të vlefshmin në botën e futbollit aktualisht.

Si një ‘makineri golash’ që është – me 36 sosh në 45 paraqitje këtë edicion – ai u shpall edhe lojtari më i mirë në Francë të dielën.

Përndryshe, në rast se nuk vë mbishkrimin e tij në kontratën e re të kryeqytetasve francez, Mbappe do të transferohet për zero euro në secilindo klub./Shqip.com