Mbappe – në formë jetësore
Publikuar:
(07.09.2022 08:21:48)

Në Ligue 1 po shkëlqen.
Të njëtën gjë e vazhdoi edhe në Ligën e Kampionëve.
Kylian Mbappe e tundi rrjetën dy herë – ndaj Juventusit për të treguar edhe një herë klasin e tij.
Sulmuesi francez realizoi dy herë me vollej, pas asistimeve nga Neymar Jr dhe Achraf Hakimi.
23 vjeçari pati edhe mundësi tjera për të shënuar – por nuk u tregua konkret.
Këmbëshpejti e mban stafetën e golashënuesit më të mirë në elitën e futbollit francez – në këtë sezon.
Në vetëm pesë ndeshje të zhvilluara – ai ka regjistruar shtatë gola dhe së bashku me Neymar Jr e Leo Messin janë shndrruar në “ankth” të kundërshtarëve.
Mbappe ka kontratë me Paris Saint Germain – deri në vitin 2028, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 160 milionë euro./Shqip.com