Mbappe: Isha në bisedime edhe me Liverpoolin

Saga e quajtur “Kylian Mbappe” po vazhdon.
Pasi i tha “jo” Real Madridit dhe e vazhdoi kontratën me Paris Saint Germain – deri në vitin 2025 – ai ka rrëmbyer përsëri vëmendjen.
Së fundmi – sulmuesi 23 vjeçar ka thënë se ka qenë në bisedime edhe me Liverpoolin.
“Kam folur me Liverpool-in sepse është klubi i preferuar i mamasë sime, mamaja ime e do Liverpool-i. Nuk e di pse, do të duhet ta pyesni atë”, tha ai.
Teksa, shtoi se “është një klub i mirë dhe ne i takuam ata pesë vjet më parë. Kur isha në Monako i takova. Është një klub i madh”.
Këmbëshpejti – ishte golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i kësaj sezone në Ligue 1.
Ai realizoi 24 gola, teksa asistoi 17-të herë.
Teksa, së fundmi është zgjedhur edhe futbollisti më i mirë në kampionatin përkatës – për sezonin 2021-22./Shqip.com