Mbappe e shtyen Messin dhe tenton të mos e lejojë Neymarin ta gjuaj penaltinë
Publikuar:
(15.08.2022 13:21:18)

Paris Saint Germain triumfoi 5-2 ndaj Montpellierit – në xhiron e dytë të Ligue 1.
Por, jo gjithçka shkoi mirë në këtë takim.
Disa pamje të kapura nga kamerat – tregojnë një incident – në fushën e gjelbër – të shkaktuar nga Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez fillimisht e shtyu Leo Messin me krah, teksa më pas u afrua te Neymar Jr – për të mos e lënë ta ekzekutojë penaltinë.
Paraprakisht, Mbappe kishte gabuar nga pika e bardhë një herë në këtë ndeshje – dhe dëshironte të shënonte me çdo kusht.
Videot e publikuara në Twitter – kanë bërë që shumë ofendime të drejtohen – nga Mbappe, i cili ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025.
Vlera e tij në “Transfermarkt” është 160 milionë euro./Shqip.com