Mbahet seanca e radhës në Speciale ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Publikuar:
(21.07.2021 08:53:16)
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot, e mërkurë, do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Shqip.com.
Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, seanca do të fillojë në orën 14:30.
Ajo do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesve të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë./Shqip.com