Mbahet ankandi i tetë i letrave me vlerë për vitin 2023
Publikuar:
(22.09.2023 16:19:35)
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 19 shtator do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2023.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Kjo ministri ka bërë të ditur se për detajet rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë të interesuarit duhet të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
/Shqip.com