Teknologji

Mazda rikthen motorin rrotullues në modelin e ri të veturave elektrike

Mazda pritet të kthejnë motorin Wankel, përmes të cilit po synon të optimizoj shpenzimet e veturave.

Vetura e parë me këtë motor pritet të prezantohet për publikun në janarin e vitit të ardhshëm në Motor Show në Bruksel.

Paralajmërimet janë se Mazda do të sjellë një model të ri të quajtur MX-30 R-EV, derisa seria aktuale MX-30, ka një bateri të vogël 35,5 kWh që zgjat vetëm 200 km.

Mazda nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm në lidhje me performancën e motorit që do të mund të rriste performancën e veturës që do të jetë e bazuar në karburant dhe në bateri.

Motori i quajtur Wankel kishte disa probleme gjatë gjithë viteve dhe konsumi i karburantit dhe emetimet ishin të dukshme, mbetet të shihet se cilat ndryshime do t’i bëjë prodhuesi japonez i veturave.

/Shqip.com