Teknologji

Mazda do të hyjë në tregun e makinave tërësisht elektrike në vitin 2028

Mazda ka ndryshuar planin e kalimit të tërësishëm të prodhimit të automjeteve elektrike.

Në fillim ishte parashikuar viti 2030, por kompania japoneze vendosi që ta lë vitin 2028.

Mazda dëshiron të jetë neutrale ndaj karbonit, para fundit të vitit 2035 dhe hartoi një plan 3 fazash për ta ndihmuar atë për të arritur këtë qëllim.

Faza 1 fillon menjëherë me përpjekje të përqendruara në zhvillimin e teknologjisë.

Faza 2 do të fillojë në vitin 2025 dhe do të zgjasë tre vjet, në atë kohë Mazda do të fillojë kalimin në elektrifikim.

Faza 3 është planifikuar të fillojë në vitin 2028 dhe atëherë do të shohim një prodhim të plotë të automjeteve elektrike nga Mazda.

Gjatë Fazës së parë, Mazda synon të prodhojë disa makina tërësisht elektrike, por shumica do të jenë ose hibride ose hibride plug-in ose edhe vetura elektrike të zgjeruara.

Faza 2 do të sjellë një automjet të ri hibrid me një sistem shtytës të përditësuar. Gjatë kësaj faze Mazda planifikon të prezantojë makinat e saj të para elektrike të dizajnuara për tregun kinez.

Kompania parashikon që nga viti 2030 shitjet e makinave tërësisht elektrike do të përbëjnë deri në 40% të shitjeve totale të makinave të saj në nivel global.

Kjo është dukshëm prapa konkurrencës, por është një përparim nga një kompani që është shumë vonë në këtë garë.

/Shqip.com