Lajme

MASHTI thotë se disa nxënës u larguan nga testi sepse përdorën telefonat

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se sot është organizuar pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1658 salla të testimit.

Në pjesën e parë, nxënësit janë testuar në katër lëndë: Gjuhë amtare, Gjuhë angleze, Histori dhe Gjeografi.

MASHTI njofton se sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës.

“Rezultatet e testit do të publikohen më 08.07.2024”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com