MAShT hap thirrjen për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Ministria e Arsimit ka hapur thirrjen për nominimin anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku ka thënë se nominimet kërkohen për katër fusha të caktuara sipas Udhëzimit Aadministrativ 6/2018.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se të drejtë nominimi apo vetnominimi kanë të gjithë personat juridik dhe fizik të regjistruar në Kosovës e të cilët duhet t’i plotësojnë disa kritere.
“Të nominuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
- Të kenë gradën e doktorit të shkencave me përvojë relevante akademike ose (10) vite përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë;
- Në rast se studimet i kanë kryer jashtë vendit, duhet të kenë vendimin për njohje ose dëshminë e aplikimit për njohje të diplomës nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës;
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze.
Sipas kësaj thirrje, kërkohen nominime për 4 fusha të caktuara me Udhëzimin Administrativ nr.06/2018, datë. 07.05.2018 si vijon:
- Artet dhe drejtësia;
- Shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika&Inxhinieria, prodhimtaria dhe ndërtimi;
- Shëndeti dhe mirëqenia, bujqësia dhe veterina.
Afati për nominime do të jetë deri më 17.02.2023.
Të gjithë të nominuarve ju dëshiroj suksese!”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.
/Shqip.com