Rozë

“Mashkull pa shtyllë kurrizore”, ish-banori i “BB” kundër Donaldit për ndarjen me Trixën

Beatrix dhe Donaldi

Ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti ka qenë një ndër mbështetësit e Donaldit gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”.

Ai shumë shpesh ka hyrë live duke mbështetur shokun e tij.

Mirëpo tashmë siç duket ka ndryshuar mendimi për të, pas përfundimit të spektaklit.

Anaidi ka reaguar rreth ndarjes së Donaldit me Beatrixën, duke mbajtur anën e këngëtares, madje e ka  cilësuar aktorin si “mashkull pa shtyllë kurrizore”.

“Kur unë flisja të vërtetën, ju që jeni mësuar të gënjeni veten më hidheshit kundra. Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Ne Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, që t’i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku. Ca të përhumbur, ca të tjerë të përkulur…. Qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati!”, ka shkruar ish-fituesi

Ndryshe, lajmin që dyshja janë ndarë e ka konfirmuar Beatrixi përmes një postimi në Instagram./SHQIP.com