Art Jetese

Masazhimi i kësaj pike të trupit ju liron nga stresi

Stresi përjetohet ndryshe në varësi të njerëzve, por gjithsesi e përbashkëta është se çdo njëri që akumulon stres fillon të ndihet jo rehat, në ankth dhe ka ndjesinë e një rëndese ose edhe dhimbjeje në disa pjesë të trupit. 

Hapi i parë i çlirimit të stresit është të nxirrni ndjenjat negative dhe më pas të ‘hiqni’ efektet fizike të stresit.

Këtu hyn në lojë teknika fizio-refleksive. Trupi ynë ka disa pika anti-stres dhe gjithçka na duhet është t’i masazhojmë ato për të çliruar stresin.

Një kinez i lashtë e ka quajtur këtë pikë që ndodhet në pjesën e sipërme të veshit ‘Shen men’ që do të thotë ‘Porta për në parajsë’. Shen men është një pikë anti-stresi që ul nivelin e tij, rrit nivelin e energjisë dhe shëndetin e përgjithshëm të organizmit. 

Kjo pikë gjithashtu redukton inflamacionet dhe mund të pushojë dhimbjet në gati çdo pjesë të trupit. 

Merrni pak pambuk për të presuar dhe masazhuar këtë pjesë të veshit.

Dëgjoni trupin tuaj me kujdes

Merrni frymë thellë

Kur të merrni frymë, pra të thithni oksigjen shihni në të majtë dhe kur ta nxirrni shihni në të djathtë

Ndjeni sesi trupi juaj fillon të qetësohet

Këtë teknikë mund ta përdorni edhe duke përdorur gishtat në vend të pambukut, sa herë të ndiheni të stresuar dhe ngarkuar nga presioni i gjërave që ndodhin gjatë ditës.