Masat anti-COVID, Policia vazhdon gjobitjen
Publikuar:
(11.09.2021 09:15:09)

2 mijë e 238 gjoba janë shpërndarë brenda njëzetekatër orëve të fundit për shkak të mos-respektimit të masave anti-COVID.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor.
Këto gjoba bazë ligjore e kanë ligjin anti-COVID, të miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kërkuar “gjobitet çdokush që nuk i zbaton masat anti-COVID”.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 30 vdekje dhe 685 infeksione të reja. /Shqip.com