Lajme

Marrëveshja mes Kosovës dhe Turqisë, ministri Aliu jep detaje të reja

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë,Mevlüt Cavuşoğlu

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Turqisë.

Aliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është rritur numri i fluturimeve nga 28 në javë 42.

“Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga 28 fluturime në javë, në 42 sosh , e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë”, ka shkruar Aliu.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy vendeve.

Nga ana tjetër edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se kjo marrëveshje është për tu përshëndetur.

“Është për tu përshëndetur marrëveshja e cila u nënshkrua sot në lidhje me rritjen e frekuencës të fluturimeve mes Republikës së Kosovës dhe të Turqisë”, ka thënë Gërvalla.

Lexo edhe:
Kosova dhe Turqia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e frekuencës së fluturimeve

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Cavuşoğlu, është duke qëndruar në Kosovë për vizitë zyrtare që nga dita e shtune.

Gjatë kësaj vizite ministri nga Turqia ka zhvilluar takim me homologen e tij, Donika Gërvalla, ku edhe kanë mbajtur takim dhe konferencë për media së bashku.

Pas këtij takimi, kryediplomati turk është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe pritet të takohet me kryeministrin, Albin Kurti./Shqip.com