Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët.
Kërkesa për interpelancë është dorëzuar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku.
Sipas PD-së, interpelanca do të jetë për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e firmosur me kryeministren italiane ku Shqipëria bëhet vend pritës për emigrantët.
“Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane, ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë transparencë!”, thuhet në reagimin e Çollakut.
Marrëveshja sipas kryeministres italiane, konsiston në faktin se Shqipëria do të japë për përdorim dy struktura në territoin e saj dhe Italia do të operojë, me financat e saj.
Meloni deklaroi se në Shëngjin do të ngrihet një qendër për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, dhe një tjetër strukturë do të ngrihet për akomodimin e tyre, deri sa të shqytrohen kërkesat për azil.
Fluksi mund të arrijë deri në 3000 refugjatë në muaj dhe deri në 36 mijë në vit dhe kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.
Ndërsa Edi Rama tha se kjo marrëveshje është mbështetje për Italinë e cila shumë vite më parë mikpriti shqiptarët që u larguan për një jetë të re.
/Shqip.com