Sport Ndërkombëtar

Maroku – Kroacia, mbyllet pa fitues

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Marokut e Kroacisë, e vlefshme për rrethin e parë të Grupit F në Kupën e Botës, Katari 2022.

Ndeshja përfundoi me barazimin 0:0, epilog ky që mund të jetë më i pranueshëm për marokenët, duke marrë parasysh që Kroacia shihej si favorite.

Kroatët në pjesën e parë e patën një rast paksa më serioz, por Stefan Vlasic nuk ia doli të mposhtë portierin maroken Bono.

Kur pritej që pjesa e dytë të jetë më interesante dhe së paku të zhbllokohej rezultati, gjërat nuk ndryshuan dhe takimi u mbyll pa fitues.

Ndeshja tjetër e Grupit F ndërmjet Belgjikës e Kanadasë fillon në orën 20:00.

/Shqip.com