Sport Ndërkombëtar

Maroku – Kroacia, formacionet zyrtare

Maroku – Kroacia është ndeshja e parë e Grupit F në Kupën e Botës.

Ndeshja fillon në orën 11:00, ndërsa të dyja palët vijnë pas fitoreve që i patën në testin e fundit para nisjen për në Katar.

Maroku e mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3:0, kurse Kroacia shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Arabisë Saudite.

Bilanc më të mirë të rezultateve në pesë ndeshjet e fundit ka Kroacia me plot pesë fitore, krahas Marokut që ka regjistruar tre fitore dhe dy barazime.

Dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme dhe formacionet zyrtare.

Maroku: Bounou – Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui – Amrabat, Ounahi, Amallah – Ziyech, Boufal, En-Nesyri.

Kroacia: Livakovic – Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa – Brozovic, Modric, Kovacic – Vlasic, Perisic – Kramaric.

/Shqip.com