Sport Shqiptar

Marmarinos publikon listën për ndeshjen me Norvegjinë

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos ka publikuar listën për ndeshjen me Norvegjinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 27 Nëntor, nga ora 19:00 në Mitrovicë.

Në këtë listë ndodhen 13 basketbollistë, ku më pas do të reduktohet në 12 lojtarë për sfidën ndaj norvegjezëve, që është e vlefshme në rrethin e parë para kualifikues për Eurobasket 2025.

Në këtë grumbullim është rikthimi te Kosova, Scott Bamforth, i cili tani luan në Francë, te skuadra Le Mans.

Skuadra do të fillojë grumbullimin të shtunën, kurse amerikani i natyralizuar do t’i bashkohet ekipit më vonë.

Sfidën e parë e kanë fituar norvegjezët 86:77, ndërkohë Dardanët shënuan fitore ndaj Danimarkës 78:73.

Lista e plotë e kombëtares së Kosovës: Dardan Berisha, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Valon Bunjaku, Muhamedali Janjeva, Mikaile Tmusiq, Arti Hajdari dhe Scott Bamforth./Shqip.com