Sport Ndërkombëtar

Marku i gatshëm për meçin me Jenkins

Boksieri shqiptar, Florian Marku, po vazhdon përgatitjet për të mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

Marku do të përballet me boksierin britanik, Chris Jenkins.

Përballja pritet të fillojë brenda pakë minutave.

Boksieri shqiptar deri tani ka zhvilluar 11 meçe si boksier profesionit, ku në dhjetë prej tyre i ka fituar, teksa ka edhe një barazim.

Kurse, Jenkins ka 23 fitore, 4 humbje dhe 3 barazime në 30 meçe të deritanishme.

“IntuBoxing” ka publikuar një video nga përgatitja e Markut para këtij meçi, teksa në video dëgjohet një këngë shqipe./Shqip.com