Marko Simonovski – në formë jetësore
Publikuar:
(17.09.2022 22:34:35)

Marko Simonovski është futbollisti i momentit në Superligën e Kosovës.
Qendërsulmuesi i FC Dritës shënoi sot edhe një gol – në fitoren 2-4 në udhëtim te Malisheva – duke e dëshmuar formën e lartë nëpër të cilën po kalon.

Shtatgjati e ka tundur rrjetën shtatë herë – në po aq ndeshje të zhvilluara – dhe e ka fituar epitetin e golashënuesit më të mirë – në elitën e futbollit kosovar.
Simonovski – pati paraqitje të jashtëzakonshme edhe në xhiron e kaluar – duke shënuar hat-trick ndaj SC Gjilanit.

30 vjeçari është ndër arsyet kryesore pse Drita është lidere në tabelë – me 17-të pikë.
Ai ka kontratë me skuadrën nga Gjilani – deri në vitin 2023, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 325 mijë euro./Shqip.com