Margot Robbie dhe Ryan Gosling flasin për xhirimet në filmin “Barbie”

Margot Robbie dhe Ryan Gosling, në një intervistë për Vogue treguan disa detaje mbi bashkëpunimin e tyre për filmin “Barbie”, i cili do të jetë në kinema nga data 21 korrik.
Ryan tha se Margot e ndihmoi shumë të futej në karakter dhe mënyra se si e motivoi është kaq e ëmbël.
Gosling tha se fillimisht, e kishte pak të vështirë, por Robbie e ndihmoi që ta përqafonte rolin e Ken.
“Ajo më la dhurata me paketim dhe fjongo rozë, (të cilat shkruanin) “nga Barbie për Ken” çdo ditë gjatë xhirimeve. Të gjitha lidheshin me plazhin, sepse puna e Ken ishte në plazh”.
Margot kishte si qëllim që të zgjonte “Ken-in” e brendshëm te Ryan Gosling dhe mendojmë se e ka arritur, nisur nga ajo që tha “Barbie”.
Sipas saj, ai që do të shohim te “Barbie” është versioni më i mirë i Ryan Gosling në ekran.
Nga ana tjetër, unë dua një kolege si Margot, “që të më sjellë çdo ditë pune dhurata, sepse i meritoj”.
/Shqip.com