Marcelo Bielsa pritet të emërohet trajner te Kombëtarja nga Amerika Latine
Publikuar:
(30.03.2023 20:59:19)

Trajneri Marcelo Bielsa është shumë afër që të bëhet trajner i kombëtares së Uruguajit.
Ai do të zëvendësojë Diego Alonson, i cili u largua nga posti pas Botërorit në Katar.
“TyC Sports” raporton se ardhja e tij është shumë pranë.
Negociatat po mbyllen sipas TyC Sports dhe nëse gjithçka shkon mirë, ai do të nënshkruajë me Uruguajin deri në fund të kualifikueseve të Amerikës së Jugut me mundësinë e vazhdimit të kontratës deri në Kupën e Botës 2026, e cila do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
/Shqip.com