Maqedonci takohet në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, flasin rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të forumit “Defence 24 Days” është takuar me homologun polak, Władysław Kosiniak – Kamysz.
Ai ka thënë se e ka njoftuar ministrin polak rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Maqedonci i ka treguar edhe për 48 bazat e ushtrisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

Ai ka shtuar se ka dyshime që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit.

“Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, tha ai.
Njoftimi i plotë:
Kisha nderin që në margjina të Forumit Defense24 të takoj Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Władysław Kosiniak- Kamysz.
Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.
Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, theksova që Kosova do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore.
U dakorduam që është tejet e rëndësishme të vendosim bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.
🇽🇰🤝🇵🇱
/Shqip.com