Sport Ndërkombëtar

Mane prezantohet – si lojtar i Bayernit

Sadio Mane

Mungonte vetëm zyrtarizimi, tani edhe ai erdhi.

Sadio Mane është futbollsti më i ri i Bayern Munchen.

Sulmuesi senegalez ka nënshkruar kontratë – me bavarezët deri në vitin 2025.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman – në website-n zyrtar.

Sadio – tashmë do jetë një “armë” shtesë për sulmin e Bayernit, skuadër e cila mbetet një nga më të mirat në Evropë.

Mane la pas një sezon mjaftë të mirë në nivel personal, sepse shënoi 16 gola dhe asistoi dy herë në Premierligë.

Ai ishte vetëm një hap larg të fitonte Ligën e Kampionëve, por “The Reds” u mposhtën nga Real Madrid në finale.

Teksa, në anën tjetër u shpall kampion i “AFCONI-t” me Senegalin./Shqip.com