Mane i joshur nga Allianzi bavarez

Sulmuesi i “The Reds” mund të transferohet në Gjermani gjatë verës.
Me Salah që konfirmoi se do të ngelet te Liverpool, partneri i tij i sulmit nuk pranoi të fliste.
Bayern Munich mbetet me shpresë për nënshkrimin e Sadio Mane beson se pjesëtari i Liverpool është i etur për një lëvizjenë “Allianz Arena”, raporton Bild.

30 vjeçari rha se do t’i zbulonte të gjitha pas finales së Ligës së Kampionëve, që luhet të shtunën, por një lëvizje e mundshme në Gjermani do të ishte shumë interesante po të ndodhte.
PSG gjithashtu besohet se po monitoron situatën, por kostoja e marrëveshjes së re të Kylian Mbappe mund të nënkuptojë se ata do të largohen nga gara për senegalezin, duke lënë rrugën e hapur për Bayernin.

Përndryshe, Mane ka 23 gola dhe pesë asistime në të gjitha garat këtë sezon.
Teksa, vlera e tij në treg është 80 milionë euro, kjo shumë është larg asaj që gjiganti bavarez do të jepte për të, pasi në kontratë ka edhe një vit të mbetur. /Shqip.com