Sport Ndërkombëtar

Mane arrin në Munich në prag të transferimit te Byerni

Sulmuesi, Sadio Mane, do të largohet nga “Merseyside”, pas gjashtë vitesh për t’u bashkuar me kampionët e Bundesligës, Bayern Munich.

Mane është në Mynih për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara transferimit të tij prej 41 milionë eurosh nga Liverpooli në Bayern – me drejtorin sportiv të kampionëve të Bundesligës, Hasan Salihamidzic, pasi ka konfirmuar se sulmuesi do t’i bashkohet radhëve në “Allianz Arena”.

Liverpooli do të marrë një tarifë fikse prej 32 milionë eurosh për ndërkombëtarin senegal, me 6 milionë euro të tjera në dispozicion në bazë të paraqitjeve dhe tre milionë euro në varësi të arritjeve individuale dhe ekipore.

Tarifa e transferimit do të thotë që Liverpooli e ka shitur anësorin për më shumë se 39 milionë euro që ata pagoi për ta nënshkruar atë nga Southampton në 2016 – por për Bayernin, kjo shënon një pjesë të rëndësishme të biznesit në dritaren e transferimit.

Sulmuesi senegalez është fotografuar në Gjermani teksa përgatitet të bëjë ekzaminimet mjekësore përpara një transferimi të propozuar te Bayern.

30-vjeçari informoi Liverpoolin për dëshirën e tij për t’u larguar pas humbjes së tyre në finalen e Champions League kundër Real Madridit në maj.

Marrëveshja mes Liverpoolit dhe Bayernit do t’i japë fund gjashtë viteve të suksesshme në Merseyside për Mane.

Sulmuesi fitoi Champions League, Premier League, FA Cup, Carabao Cup, UEFA Super Cup dhe Kupën e Botës për Klube në kohën e tij në Reds.

Në përgjithësi, ai bëri 269 paraqitje për klubin dhe shënoi 120 gola./Shqip.com