Mandl takon Bislimin, flasin për takimin e djeshëm

Deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl ka zhvilluar takim gjatë ditës së sotme me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Tema kryesore e takimi ishte procesi i dialogut që është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Bruksel.
“Pas negociatave të djeshme: Folëm herët në mëngjes me Besnik Bislimin, Agron Bajramin dhe Andrey Kovatchev. Mbetet një rrugë e gjatë për të shkuar. Faleminderit zyrtarëve të Kosovës të të gjitha institucioneve dhe partive për durimin e tyre”, ka shkruar Mandl.
Gjatë ditës së djeshme në Bruksel është zhvilluar takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që ky takim përfundoi pa ndonjë marrëveshje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mbahet me 18 mars në Maqedoninë e Veriut.
/Shqip.com