Mandl për aplikimin e Kosovës për anëtarësim: Një hap i rëndësishëm në kohën e duhur

Republika e Kosovës ka dorëzuar sot aplikacionin e saj zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga Lukas Mandl, zëdhënës i politikës së jashtme të ÖVP-së në Parlamentin Evropian.
“Shteti më i ri në Evropë, Republika e Kosovës, po bën një hap të rëndësishëm në kohën e duhur. ndryshimi historik i paradigmës. Bota e lirë duhet të lëvizë së bashku si kurrë më parë kundër të gjitha llojeve të ideologjive të urrejtjes dhe formimit të tyre në sisteme autoritare”, është shprehur Mandl.
Më tutje Mandl është shprehur se Republika e Kosovës është e qartë se i përket Evropës, qytetarët e së cilës i jetojnë vlerat e BE-së, raporton EPP.
Sot Liderët shtetërorë të Kosovës edhe zyrtarisht e kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në një ceremoni zyrtare, nënshkrimin e dokumentit të aplikimit, e kanë bërë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti.
Kosova muaj më parë ka aplikuar për tu bërë pjesë edhe e Këshillit të Evropës.
/Shqip.com