Mandl kërkesë Borrellit e Lajçakut për çështjen e Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kërkuar nga drejtuesit e Bashkimit Evropian që kur të flasin për Kosovën dhe Serbinë, të mos ketë paralele.
Kjo sipas tij, meqë, Kosova është në rrugën drejt integrimit evropian, që sipas tij kjo e bën diferencën.
”Ju lutemi mos flisni më për të dyja palët kur flisni për dialogun. Unë do t’i kërkoja gjithashtu përfaqësuesit të lartë [Josep] Borrell dhe gjithashtu [Miroslav] Lajçakut, që kur flasim për Kosovën dhe Serbinë, të shohin se Kosova është në rrugën drejt integrimit evropian”.
Der #Kosovo hat einen EU-Beitrittsantrag gestellt. Die #RKS ist am WB Nr. 1 in Demokratie, Minderheitenrechten, Zuversicht, Jugend! In der Rede bitte ich @JosepBorrellF @OliverVarhelyi @MiroslavLajcak Sprache über „beide Seiten“ zu überwinden & zu Kosovos Integration beizutragen. pic.twitter.com/L0L8NI51jx
— Lukas Mandl (@lukasmandl) May 10, 2023
Tutje sipas Mandl, edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, është mësim, por jo arsye për të festuar.
Derisa edhe thekson nevojën që BE s’duhet ta vonojë tashmë edhe anëtarësimin e Kosovës në këtë familje evropiane.
”Është dashur shumë kohë për të pasur udhëtimin pa viza dhe nuk duhet të zgjasë aq shumë dhe anëtarësimi i Kosovës në BE, ajo ka standarde të larta për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe liria fetare, është shumë moderne në kushtetutë”, ka shkruar Mandl.
/Shqip.com