Lajme

Mandl: Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pasi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.

Mandl e ka falënderuar atë për nismën, ndërsa ka thënë se shtyrja e liberalizimit do të ishte gabim historik.

“Më vjen mirë që ndoqët nismën time Viola. Të njëjtën gjë e bëri Andrey Kovatchev, Andreas Schieder dhe Ilhan Kyuchyuk. U jam mirënjohës për këtë. Kjo është nismë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar ai në “X”.

/Shqip.com