Sport Ndërkombëtar

Mancini: Finalja nuk mjafton, e duam trofeun

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini

Trajneri i Italisë, Roberot Mancini, ka thënë se finalja nuk ju mjafton. Duan trofeun e EURO ”2020”.

Këto komente italiani i bëri dy ditë para finales së madhe kundër Anglisë.

“Pasi të keni arritur në finale është tashmë një arritje e mirë, por nuk është e mjaftueshme. Do të jetë një sukses vetëm nëse arrijmë të fitojmë të dielën, ne kemi bërë paraqitje të mira deri më tani, por në fund të ditës, është fitimi që vlen”, tha ai.

Ai shtoi se përparësia e Anglisë është për shkak se luan si vendas.

“Anglia do të ketë përparësi pasi do të luaj si vendas, veçanërisht për shkak të kufizimeve të COVID, vetëm 1.000 tifozë mund të udhëtojnë nga Italia dhe duhet të qëndrojnë në një flluskë. Pas një viti e gjysmë pa tifozë në stadium, ne jemi të lumtur që kemi njerëz të pranishëm”, ka thënë ai. /Shqip.com