Sport Ndërkombëtar

Manchester United synon transferimin “e pamundur”

Manchester United synon ta transferojë Kylian Mbappen në vend të Cristiano Ronaldos, i cili tashmë është e qartë sedo të largohet nga gjiganti anglez.

Ylli portugez e dha së fundmi një intervistë shokuese, ku e akuzoi klubin anglez për tradhti.

“Djajtë e Kuq” po mendojnë ta shesin 37 vjeçarin dhe tash veçse e kanë gjetur pasuesin e tij.

Sipas mediave britanike, gjiganti britanik synon ta transferojë Kylian Mbappen.

Mbappe

Ylli francez e vazhdoi kontratën vitin e kaluar me Paris Saint-Germainin deri më 2025, por kjo nuk nënkupton se ai s’do të mundë të largohet nga “Parku i Princave” në verën e vitit 2023.

“Daily Mirror” raporton se klubi nga “Old Trafford” është i gatshëm t’i paguajë 170 milionë euro për kampionin aktual të botës me Francën.

Mbetet të shihet nëse PSG-ja do të jetë e gatshme ta shesë lojtarin, për të cilin në verën e vitit 2021 i kishte refuzuar 200 milionë euro të ofruar nga Real Madridi.

Ndërkohë spekulimi i fundit për të ardhmen e Ronaldos është transferimi te Inter Miami, skuadra e anglezit David Beckham.

/Shqip.com