Sport Ndërkombëtar

Manchester United pezullon sulmuesin

Jadon Sancho është gjithnjë e më larg nga Manchester United dhe nga projekti i Erik ten Hag.

Ditët e fundit pati  një përplasje verbale mes sulmuesit dhe menaxherit të “Djajve të Kuq”, pasi nuk u thirr për ndeshjen kundër Arsenalit, duke u justifikuar zgjedhja e teknikut me fjalët: “Qëndrim i dobët i futbollistit në stërvitje”.

Siç pritej, tashmë masa disiplinore ka mbërritur  për lojtarin anglez. Sancho nuk do stërvitet për momentin me Manchester United, lajm i dhënë nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga klubi.

“Jadon Sancho do të vazhdojë një program të personalizuar stërvitor larg grupit të skuadrës, në pritje të zgjidhjes së një problemi disiplinor”, shkroi klubi.

23-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje në sezonin që kaloi, shumë prej tyre i ka nisur nga stoli, teksa numëron 6 gola në edicionin 2022-2023.

/Shqip.com