Sport Ndërkombëtar

Manchester United afër shitjes

Pronarët e Manchester United kanë vendosur të bëjnë shitje të plotë të klubit në muajt e ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” janë në treg, me familjen Glazer duke e bërë të qartë se janë të hapur për investime të reja.

Megjithatë, Daily Mail dhe burime të tjera tani thonë se procesi ka çuar në rritjen e gjasave për një shitje të plotë.

Sir Jim Ratcliffe, një miliarder britanik, është një nga ofertuesit e interesuar për të blerë klubin.

MANCHESTER, ENGLAND – JANUARY 06: Marcus Rashford of Manchester United celebrates after scoring a goal to make it 3-1 during the Emirates FA Cup Third Round match between Manchester United and Everton at Old Trafford on January 6, 2023 in Manchester, England. (Photo by Matthew Ashton – AMA/Getty Images)

Ka gjithashtu informata për oferta nga Lindja e Mesme, me ofertues të mundshëm me bazë në Dubai, Katar dhe Arabinë Saudite.

Grupi Raine është përgjegjës për trajtimin e ofertave dhe paraqitjen e ofertave për familjen Glazer.

/Shqip.com