Manchester City takohet me Chelsean, publikohen formacionet zyrtare

Manchester City tashmë i shpallur kampion për këtë edicion falë humbjes së djeshme të Arsenalit nga Nottingham Foresti, pret Chelsean në kuadër të javës së 37-të në Premierligë.
Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në Etihad Stadium.
Chelsea që tashmë nuk ka ndonjë objektiv dhe që kaloi nëpër një sezon zhgënjyes, do t’i bëjë gardën e nderit kampionit të trefishtë.
Citizens fokusin e kanë të zhvendosur në finalen e FA Cup, aty ku i pret rivali lokal – Manchester United, ndërsa më 10 qershor përballen me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve dhe synojnë tripletën e parë në histori.
Formacionet zyrtare
Man City: Ortega Moreno, Walker (C), Akanji, Laporte, Lewis, Phillips, Foden, Palmer, Mahrez, Gomez, Alvarez.
Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Fofana, Silva, Chalobah, Hall, Gallagher, Enzo, Loftus-Cheek, Sterling, Havertz.
/Shqip.com