Manchester City superior ndaj Brightoni-t

Manchester City ka shënuar një fitore të lehtë në udhëtim ndaj Brighton & Hove Albion, me rezultat 1-4.
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola, ishte më e mirë që nga fillimi e deri në fund të takimit dhe në fund rrëmbyen pikët e plotë, shkruan Shqip.com.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Ilkay Gundogan, pas vetëm 13 minutave lojë, ndërsa asistues ishte Bernardo Silva.
Kur zhvillohej minuta e 28-të, ishte Phil Foden që e dyfishoi rezultatin, kurse asistues Jack Grealish.
Pas vetëm tre minutave lojë, mesfushori anglez shënoi edhe një herë për të thelluar rezultatin në 0-3.
E gjitha çka mundën të bëjnë ekipi vendas deri në fund, ishte shënimi i golit të nderit me anë të Allister, i cili realizoi nga pika e bardhë.
Në minutat shtesë, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Rihyad Mahrez dhe epilogu përfundimtar i ndeshjes doli të jetë 1-4.
Pas kësja fitore, Manchester City gjendet në pozitën e dytë në Premierligë, me 20 pikë. Dy më pak se Chelsea që është lidere./Shqip.com